200 mijë euro e kap vlerën investimi kapital që do të bëhet për 200 hektarë tokë bujqësore nën sistem të ujitjes në Komunën e Vushtrrisë.
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Bashkë me kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizin, sot nisen punimet për sistem të ujitjes në këtë komunë.
“Ky investim do të ketë impakt të konsiderueshëm pasi që 200 hektarë tokë bujqësore pjellore të kycen në system të ujitjes. Përmirësimi i infrastrukturës së ujitjes përfshin fushën e Sfaraqakut dhe Dobërllukës me një gjatësi prej 2510 metra” tha mes të tjerash ministri Peci.
Ky është njoftimi i plotë i tij: