Qëndrim Pllana vite më parë ishte konkurent në një emision televiziv të quajtur “It’s my love”. Në të cilin persona të panjohur për publikun deri atëherë, shkonin për ta gjetur fatin e jetës.
Ai kishte akuzuar drejtuesin e emisionit atëherë, Kreshnik Hysaj të njohur si Kika, se kishte tentuar ta dhunonte e që e kishte rrahur.
Prej asaj dite Pllana më nuk ishte aktiv në paraqitje televizive, vetëm në TikTok.
Dje ai në një intervistë ka folur për bullizmin që i është bërë nga përdoruesit e këtij rrjeti social. Madje, Pllana ka deklaruar se qindra njerëz e kanë nxitur edhe të kryej vetëvrasje.
“Herën e fundit kur kam qenë ‘live’ në TikTok, për mbi 900 vetë më thonin “mbyte vetën, mbyte vetën”. Kjo ishte shumë e vështirë për mua. Po të ishte dikush tjetër nuk do ta menaxhonte vetën. Por, unë shyqyr Zotit mendoj 3-4 herë mandej veproj. Kam përjetu shumë por nuk jam dorëzu se jam lidhë me Zotin”, ka thënë ai.