Në forumin për siguri që po mbahet në Bratisllavë, presidenti i Francës Emmanuel Macron, ka fajësuar autoritetet kosovare për ngjarjet në pjesën veriore të Kosovës.
Ai tha se autoritetet e Kosovës “mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm” në veri të Kosovës, prej se kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe.
Në fjalën e tij para gazetarëve presidenti Macron paralajmëroj një takim mes Presidentëve të Kosovës e Serbisë në Moldavi, për ditën e enjte.
Macron ka njoftuar se shpreson se do t’i takojë dy presidentët, Vjosa Osmanin e Kosovës me atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Kreu i shtetit francez tha se shpreson të shohë presidentët e Kosovës dhe Serbisë “së bashku” të enjten, në margjinat e bisedimeve në kryeqytetin moldav, Kishinau” ka njoftuar AFP.