Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës i konsideron të papranueshme, denigruese dhe seksiste komentet e trajnerit të futbollit, Ismet Munishi bërë në një emision televiziv ndaj gazetares së sportit në Radio Televizionin e Kosovës, Qëndresa Krelani.
“Gjuha e tillë nuk ka vend në diskursin publik të asnjë sektori, dhe as në sport kështu që nuk duhet të lejohet”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
AGK-ja, në komunikimin për media ka thënë se Krelani është vetëm njëra nga shumë pak gra që punojnë në gazetarinë sportive dhe kjo gjuhë shërben për dekurajimin e grave të tjera që të punojnë në këtë fushë.