Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u shpreh të martën se disa miq po i thonë që Qeveria Kurti ka koordinim të fshehtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas veprimeve të fundit.
Megjithatë, Ahmeti u shpreh se nuk e di se ku po e lexojnë ata një gjë të tillë, por theksoi se “po e di edhe pse”.
“Disa miq të po më thonë që qeveria ka koordinim të fshehtë me ShBA. Nuk po e kuptoj ku po e lexojnë këtë por tash po më duket se po e di edhe pse”, shkroi ai në Twitter.
Sipas tij, më e besueshme është kjo storie e koordinimit sesa kjo që po ndodh realisht.
“Ose unë e kam gabim, opcion që kjo qeveri nuk e ka”, shtoi Ahmeti.