Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete (një kamion dhe një veturë), ku si pasojë e aksidentit një person nuk ka arritë të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë.
“Sot rreth orës 13:15 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person i cili nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.” – ka thënë ajo.