Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orën 15:00 në rrugën rajonale Skenderaj- Drenas, më saktësisht në fshatin Polac.
Lajmi është konfirmuar edhe nga policia. Zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti tha se në aksident ka qenë e përfshirë vetëm një veturë.
“Sot, rreth orës 15:00, është raportuar për aksident trafiku i ndodhur në rrugën rajonale Skesnderaj- Drenas segmenti rrugor në fshatin Polac. Në aksident është përfshirë një veturë, si pasojë e aksident dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti.