Në orët e hershme të mëngjesit, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka nisur një aksion të madh në fshatin Gllarevë të Klinës.
Cak i aksionit janë disa shtëpi të fshatit me dyshimin se brenda tyre ka substanca narkotike.
Aksioni i nisur rreth orës 05:00 është duke vazhduar edhe në këto qaste (ora 10:00).
Prokurorinë Themelore në Pejë kanë thënë se pa përfunduar i gjithë operacioni nuk mund të japin detaje.