Mbi 50 arrestime janë bërë nga autoritetet britanike në një operacion kundër bandave shqiptare që drejtonin fermat e kanabisit me miliona paund.
Policia e Mançesterit thotë se rritja e kanabisit dhe krimet e rënda janë plotësisht të lidhura, me fitimet e përdorura për të nxitur edhe më shumë kriminalitetin dhe shfrytëzimin e njerëzve.
Në një operacion kombëtar njëmujor, u sekuestruan 10,000 bimë kanabisi me vlerë rreth 9 milionë paund.
Mediat e huaja shkruajnë se nga operacioni policor u arrestuan 53 persona, kryesisht për kultivimin e kanabisit dhe lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike, por një sërë veprash të tjera, duke përfshirë pastrimin e parave, mbajtjen me qëllim për furnizim dhe mbajtjen e armëve.
Në operacion u përfshinë 43 forcat policore në të gjithë Anglinë dhe Uellsin.