Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi e ka takuar në rrugë shefen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Në një video të publikuar nga vetë ai, Krasniqi dëgjohet duke e pyetur Kusari-Lilën se a ka folur më me të dyshuarin për krime, Milan Radojiçiq?
“A i keni hala mirë marrëdhëniet?” – e pyet ai tutje.

Krasniqi i ka thënë asaj se pse nuk po e pranon që ka folur, megjithëse, në përgjimet e publikuara nga Nacionale, ajo ia konfirmon ish-deputeti të Listës Serbe, Sllavko Simiq se ka pasur biseda edhe me Radojiçiqin.
Tutje, aktivisti i PSD-së i ka thënë shefes së deputetëve të VV-së që këta, po e akuzojnë opozitën për bashkëpunim me Listën Serbe, derisa vetë po e bëjnë këtë gjë.