Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas liberalizimit të vizave për kosovarët nga Parlamenti Europian.
“Kjo është meritë e të gjithëve, veçanërisht e qytetarëve tanë. Andaj urime të gjithëve, sepse është për të gjithë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Falënderojmë eurodeputetët, Parlamentin Evropian dhe shtetet e Bashkimit Evropian për votën, vendimin dhe mbështetjen”.