Tomë Gashi ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke e goditur rëndë Gjykatën Speciale, ish-pushtetet e kaluara dhe më së rëndi… gjuhën shqipe.
Në këtë shkrim që s’i përmban as 300 fjalë, ai i ka bërë rreth 50 gabime drejtshkrimore.
“Shpresojm qe Avokatet ne tentive te mbrojtejes se klientev te vet te mos e fajsojn UÇK- ne as rastesisht e as gabimisht.” – është njëra prej fjalive të tij.
Ajo çka me gjasë provoi të thoshte është se shpreonte që avokatët e ish-krerëve të UÇK-së të mos e fajësonin UÇK-në – duke nënkuptuar se një gjë të tillë e kishin bërë përmes fjalëve hyrëse.
Z. Gashi megjithatë duket se shpreh dashamirësi ndaj Thaçit dhe të tjerëve duke i thënë këto fjalë:
“Te gjithe pjestarve te UCK-se ne Hage ju desheroj fat”
Gashi kishte bërë bujë edhe kur kishte ngatërruar fjalën “monstër” me “mostër” në një tekst tjetër me shkrim.
Më poshtë keni një fotografi ekrani me disa nga gabimet e tij drejtshkrimore dhe postimin e tij:
Nacionale.com