Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy gra dhe një burrë, nën dyshimin për marrje me prostitucion dhe armëmbajtje pa leje.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë, raporton vezhguesi.
“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra kosovare nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim/bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të lartcekura duke ofruar edhe lokale për kryerje të veprave. Si prova materiale janë sekuestruar: tre telefona, 80€ para, një pistoletë me 4 copë fishekë”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara tjetër është liruar. /Vezhguesi/