Policia në Prizren ka arrestuar një të dyshuar për sulm ndaj policisë. Sot rreth orës 08:30 të mëngjesit, ai ishte ndaluar dhe ishte gjobitur për kundërvajtje.
Në shenjë pakënaqësie, i njëjti kishte ofenduar zyrtarët policorë dhe më tutje i kishte sulmuar duke i gjuajtur me çelësa të veturës. Njëri nga zyrtarët policorë është goditur.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin Policor të Prizrenit. Në lidhje me rastin është informuar edhe njësiti i hetimeve në konsultim me Prokurorin kanë urdhëruar procedimin e rastit si “Sulm ndaj personit zyrtar.
Ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendim për ndalim policor për 48 orë. Rasti nën hetime.