Inspektorati i Policisë së Kosovës ka suspenduar një polic të Njësisë së Reagimit të Shpejtë.
I njëjti dyshohet për fotografim apo incizim të paautorizuar, teksa bëhet e ditur se hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj tij.
“Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të këtij rasti në konsultim me prokurorin kompetent dhe në përputhje me autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë: