Para pak minutash është arrestuar Salih Sekiraqa, personi që dikur pozonte fotografi me deputetin e LDK-së Armend Zemaj.
Portali reporteri.net ka njoftuar se Policia ka ndalur një veturë të tipit “Mercedes” në të cilen gjendjes Salih Sekiraqa dhe gjatë kontrollit ka gjetur një armë, të cilën e kanë konfiskuar.
Cila është e kaluara e Salih Sekiraqës?
Emri i Salih Sekiraqës u bë i njohur në publik në korrik të vitit 2020, kur u publikua një fotografi e tij me Ministrin e Shëndetësisë të asaj kohe, Armend Zemaj, ndërsa për policinë dhe prokurorinë i njejti ka qenë i njohur edhe mëherët për shkak të kalumës kriminale, transmeton vezhguesi.com
Salih Sekiraqa akuzohej për dy vepra penale.
Njëra është për lëndim të rëndë trupor i akuzuar bashkë me një person tjetër, ndërsa tjetra për mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve.
“ Me datë 23.01.2020 është mbajtur seanca fillestare ku të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë. Gjykata ka dhënë afat prej 30 ditësh për ushtrimin e kundërshtimit kundër aktakuzës dhe provave. I pandehuri H.S ka paraqitur kundërshtimin me datë 21.02.2020 ndërsa i akuzuari S.S me datë 26.02.2020. Gjykata do të merr vendim lidhur me kundërshtimet e të akuzuarve dhe varësisht prej vendimit Gjykata do të veprojë mëtutje”, thuhej në njoftimin e Gjykatës Themelore.
Po ashtu, sipas Gjykatës, Sekiraqa është i dënuar edhe 4 herë me gjobë nga divizioni për çështje penale nga Gjykata Themelore në Prishtinë, 2 herë me nga 300 euro, një herë me 250 dhe një herë 1,200 euro.