Një person është arrestuar sot në Merdar, pasi i njëjti dyshohet të jetë përfshirë në krime lufte kundër popullsisë civile në komunën e Vushtrrisë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Përmes një komunikate për media, Policia njofton se i dyshuari, mashkull serb, është shoqëruar në stacion policor.
“Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Policisë kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arritur që sot, më 10.10.2023, në orët e pasdites në Merdarë t’a lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin mashkull/serb me iniciale (T.B.),viti i lindjes 1971. I njëjti dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.