Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit për vitin 2022 për Komunën e Mitrovicës që udhëhiqet nga Bedri Hamza. Ndonëse shquhet që është ndër ekonomistët më të mirë të vendit në menaxhimin e financave, ky raport i auditimit e thotë të kundërtën, raporton vezhguesi.com
Opinioni i auditorit të përgjithshëm për Komunën e Mitrovicës është “i kualifikuar” që do të thotë se ka pasur keqdeklarime dhe mos-pajtueshmëri lidhur me pasqyrat financiare. Me një fjalë ky opinion e nxjerrë Komunën ‘keq’ sa i përket menaxhimit të financave publike dhe keqpërdorimeve.
Ndër të tjera, disa nga pikat që nxjerrin keqpërdorimet në pahë të Komunës së Mitrovicës janë:
Komuna e Mitrovicës kishte bërë subvencionimin e OJQ-ve në kundërshtim me kriteret e Ftesës Publike dhe Rregullorës për Financimin Publik të OJQ-ve
Komuna e Mitrovicës ka subvencionuar OJQ në kundërshtim me rregullore, duke mos respektuar procedurat e parapara. KB Trepca ka përfituar 27 mijë euro, ndërsa vërtetimin tatimor e ka dorëzuar 70 ditë pas mbylljes së ftesës publike gjithashtu menaxheri/përgjegjësi nuk ka ofruar prova që nuk është nën hetime.
KF Trepca po ashtu ka përfituar 17 mijë euro pa ofruar deklaratën mbi financimin e dyfishtë.
Ndërsa komisionet vlerësuese nuk kanë përdorur formularin e duhur për vlerësimin e aplikacioneve.
Raporti i auditorit thotë që këto raste (ndër të tjera) përvec që janë në kundërshtim me Rregullorën, gjithashtu nuk garantojnë se vlerësimi është kryer si duhet dhe fondet iu janë dhënë përfituesve meritor.
Komuna e Mitrovicës vetëm gjatë vitit 2022 ka kryer pagesa në vlerë prej 5 milion euro, të cilat i ka kryer jashtë afatit ligjor (30) ditë dhe si pasojë e vonesave 3 milion euro janë paguar nga Thesari përmes procedurave të përmbarimit.
Gjatë vitit 2022 Komuna e Mitrovicës ka kryer 1735 pagesa në vlerë prej rreth 5 milion euro, të cilat janë vonuar nga 1 deri në 662 ditë. Si pasojë e vonesave 3 milion janë paguar nga Thesari përmes procedurave të përmbarimit.
Për qudi, Komuna e Mitrovicës nuk kishte informata se sa ishte borxhi dhe sa mjete janë paguar për shpenzime të përmbarimit/gjykatës.
Mos pagesa e obligimeve me kohë, ka bërë që Komuna e Mitrovicës të kryej shpenzime shtesë gjyqësore/përmbarimore dhe të kamatave, e cila e ka dëmtuar buxhetin e Komunës.
Keqklasifikimi i shpenzimeve në kategori jo adekuate
Komuna e Mitrovicës nuk ka arritur që t’i planifikoj si duhet shpenzimet. Ajo ka bërë pagesa në shumë prej 79 mijë nga kategoria investime kapitale, për blerjën e artikujve që i takojnë kategorisë mallra dhe shërbime. Andaj kjo ka ndikuar që të bëhet një paraqitje jo e saktë e shpenzimeve.
Moszbatim i duhur i procedurave të prokurimit.
Kujtojmë që Komuna e Mitrovicës ka shuar Drejtorinë e Prokurimit, por edhe në këtë digaster auditori i përgjithshëm ka gjetur shkelje të procedurave.
Disa prej rasteve që janë vërejtur nga auditori kanë qenë në kundërshtim me Rregullore, sepse kanë hasur në mungesa të planeve të menaxhimit të kontratave.
Si rezultat i mungesës së planit që është i detyrueshëm, autoritetet kontraktuese nuk kishin informata lidhur me njoftimin mbi fillimin e punëve, afatin e përmbushjes dhe progresin e kontratës në përgjithësi.
Kujtojmë që Bedri Hamza dhe PDK në Mitrovicë ka kritkuar qeverisjen e Agim Bahtirit pikërsisht për shkak të raporteve të auditimit që e nxjerrnin Komunën e Mitrovicës me keqpërdorime, por si duket avazi i njejtë me shkelje dhe keqpërdorime është duke vazhduar edhe nën udhëheqjen e PDK-së dhe Bedri Hamzës. /Vezhguesi.com/