E premtja e 14 prillit ishte e kobshme për familjen Hyseni nga lagja Kapeshnicë e Pejës, pasi ndodhi një krim makabër brenda mureve të shtëpisë së tyre, dyshohet se djali privoi nga jeta nënën e tij, duke ia këputur kokën me thikë e pastaj edhe duke ia pirë gjakun e saj.
I dyshuar për këtë krim makabër është Urim Hyseni nga Peja ndërsa viktima është Hyrije Broqi-Hyseni.
Hyseni, sot ka dalë para organeve të drejtësisë.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ka përfunduar séance dëgjimore ndaj të dyshuarit. Sipas të njëjtave burime, Prokuroria në Pejë ka kërkuar që të vendoset masa e paraburgimit ndaj Hysenit.
Ndërsa, avokati mbrojtës, Asdren Mekaj ka kërkuar që ndaj Hysenit të kryhet një ekzaminim psikiatrik.
Për këtë rast, Gjykata pritet që së shpejti të vendos per aprovimin e kërkesës të Prokurorisë derisa në ditët në vijim do të organizohet edhe ekzaminimi psikiatrik për Urim Hysenin.