Enea Koliqi do ta vazhdojë karrierën te skuadra kampione e Kosovës, Ballkani.
Kjo u bë e ditur sot nëpërmjet një postimi nga ekipi suharekas, shkruan Gazeta Express.
“Mirë se erdhe në shtëpinë e madhe të kampionëve”, ishte përshkrimi i Ballkanit në prezantimin e Koliqit.
Ai më herët ishte pjesë e Gjilanit, duke qenë njëri prej portierëve më të mirë në Kosovë.