Vezhguesi.com pak më parë raportoi që në pjesën veriore të Kosovës është lëshuar sirena për tubimin e serbëve, të cilët sulmuan Policinë e Kosovës.
Sipas burimeve, tre nga policët janë të lënduar dhe të njejtit janë duke marrë trajtim mjekësor.
Revolat e serbëve erdhi pas aksionit të Policisë së Kosovës për arrestimin e Milun Milenkovic – Llune, i cili është njëri nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale në veri.
Krimineli i arrestuar ka qenë organizator për sulmin e KFOR’it javë më parë. /Vezhguesi.com/