Besnik Berisha, avokat i njohur, sërish është marrë me prokurorin Rasim Maloku, figurën e të cilit ka një kohë që po e komenton në publik. Berisha sërisht ka pasur epitete të rëndë ndaj prokurorit Maloku, duke e quajtur kriminel, shantazhues dhe i shantazhuar. Por avokati Berisha në postimin e tij ka bërë edhe një akuzë të re në adresë të Malokut.
Berisha ka pretenduar se Maloku ka ngacmuar seksualisht koleget e tij gjatë seminarëve. Madje, ai ka shkruar se njëra nga koleget e ka denoncuar atë, por që është ndalur nga shefi i tyre për të mos “u bë përallë”.
Sipas avokatit Berisha, Maloku është edhe “pa moral”, duke e përmendur sërisht shantazhimin me video të prostitutave (sic!).
“Edhe nje fakt per Rasimin;
Ai pervecse eshte kriminel, shatazhues dhe i shantazhuar, ai kishte edhe nje dhunti tjeter :
Gjate seminareve kish deshire me iu shku kolegeve ne dhome te hotelit e me iu ofru “shoqerim”.
Kete ma konfirmuan koleget e tij deshmitar ne nje rast kur nje prokurore e ka denoncuar per ngacmim seksual , por per te mos u be perralle, shefi i tyre e paska ndale.
Pra Rasimi eshte edhe pa moral, ndaj edhe me video prostitutkash e shantazhojne.
Prokurori duhet te kete vlera te larta morale, ky s’i ka, prandaj e neshtrojne dhe shantazhojne!” – shkroi Berisha.