Bleron Baraliu, analisti i cili njihet për qëndrimet e tij pro-qeverisë nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se Besnik Bislimi ishte ai që ‘nxiti pa skrupull” incidentin në Kuvendin e Kosovës.
Teksa e quan “incidentin më të shëmtuar në histori të Kuvendit”, Baraliu kritikon Bislimin që grushtoi “nga periferia”.
Ai ka ironizuar me Bislimin lidhur me koeficientin e inteligjencës, duke i thënë “kush t’ka rrejtë o dajë!”
Ky është postimi i tij:
He Besnik Bislimi he lua — përveç që e nxiti pa skrupull incidentin ma të shëmtuar në histori të Kuvendit, kërcen me ftohtësi e gjuan grushta nga periferia si një imbecil i vërtetë. Ani thënka ‘kam IQ të naltë’ – kush t’ka rrejtë o dajë! Çu bre baj prapanicën shko ruj do lopë qaty se fort i paftyrë paske qenë!