Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv, sipas një deklarate nga zyra e Netanyahut.
“Ne jemi këtu dhe ne nuk do tju lemë vetëm” i tha Blinken Netanyahut në fillim të takimit.
Ndër të tjera, në takim morën pjesë edhe ministri i jashtëm izraelit, kreu i këshillit të sigurisë kombëtare të Izraelit dhe ambasadori i Izraelit në Uashington.
Para se të nisej drejt izraelit, Blinken u tha gazetarëve se do të punojë me aleatët rajonalë të SHBA-së për të siguruar lirimin e më shumë se 100 personave të marrë peng nga Hamasi, disa prej të cilëve mund të jenë shtetas amerikan./abcnews.al