Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të niset për në Izrael të mërkurën në një mision në Lindjen e Mesme për të parandaluar shpërthimin e një lufte më të gjerë pas një sulmi dhe marrje të pengjeve nga militantët e Hamasit dhe bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës.
Në një shfaqje solidariteti me aleatin më të afërt të Uashingtonit në Lindjen e Mesme, Blinken do të takohet me zyrtarë të lartë izraelitë, ndoshta duke përfshirë kryeministrin Benjamin Netanjahu, për të diskutuar për rritjen e mëtejshme të mbështetjes ushtarake.
Ai do të punojë me aleatët rajonalë të SHBA-së në përpjekje për të siguruar lirimin e më shumë se 100 personave që Izraeli thotë se Hamasi i mban robër, disa prej të cilëve mund të jenë shtetas amerikanë.
Persona të armatosur të Hamasit sulmuan qytetet izraelite gjatë fundjavës, duke vrarë 1,200 njerëz dhe duke marrë pengje të shumta në Gaza. Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme ajrore që kanë vrarë më shumë se 1,000 njerëz në Gazën e sunduar nga Hamasi, ndërsa përgatitet për një ofensivë të mundshme tokësore, shkruan Reuters.