Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka folur në konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Borrell ka lavdëruar Ramën dhe Shqipërinë për përparimin e madh në rrugën e tyre drejt BE-së dhe ka falënderuar Ramën për angazhimin e tij në dialogun Kosovë – Serbi.
Duke folur lidhur me këtë çështje, Borrell është shprehur se palët duhet të bëjnë hapa të shpejtë dhe duhet të deeskalojnë situatën në terren.
“Pashmangshëm, ne diskutuam dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe ju falënderoj juve kryeministër për angazhimin dhe mbështetjen tuaj për të gjetur një zgjidhje. Unë e kam bërë të qartë dhe është pozicioni i 27 vendeve anëtare që palët duhet të deeskalojnë situatën në terren dhe të gjejnë një rrugë përpara të bazuar nga propozimi i BE-së që u dorëzua tek palët në Bruksel javën e kaluar.”, tha Borrell në konferencë.
Më tutje, ai është shprehur se vendet anëtare të Bashkimit Evropian po e humbin durimin me Kosovën dhe Serbinë përkim me situatën në terren.
“Ne jemi pajtuar që situata kërkon lëvizje të shpejta, kërkon deeskalim dhe kërkim të një zgjidhjeje dhe të gjitha shtetet anëtare pajtohen me këtë dhe po e humbin durimin përpara situatës që po vazhdon. Faleminderit sërish kryeministër që jeni këtu sot për të dhënë mbështetjen dhe angazhimin tënd në dialogun Kosovë – Serbi dhe jam i lumtur që jam këtu me ty.”, tha Borrell. /Paparaci.com/