Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, në deklarimin për media pas takimeve që pati dje në Bruksel me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq, foli edhe për ata që shkaktuan dhunë gjatë tensioneve të fundit në protestat në Veri.
Ai tha se nuk mund të ketë pandëshkueshmëri për autorët e dhunës, por kërkoi që kjo të bëhet në mënyrë profesionale.
“Mendoj se kemi qenë shumë të qartë edhe se nuk mund të mos ketë mosndëshkim për autorët e dhunës, por kjo çështje duhet t’i lihet organeve të drejtësisë që të trajtohet në mënyrë profesionale dhe të paanshme”
Kjo mund të kuptohet si dhënie e “dritës së gjelbër” për të arrestuar kriminelët serbë nga autoritetet e Kosovës.