Veturat e komunës së Shepjtim Bulliqit të Lëvizjes Vetëvendosje tash e tutje do të pastrohen në Prizren.
Kjo pasi tenderin që peshon mbi 9 mijë euro e ka fituar kompania GEO Group Ing me bazë qytetin e Prizrenit.
Kjo i bie se veturat zyrtare të Podujevës duhet të bëjnë rreth 230 kilometra rrugë nga Podujeva në Prizren dhe anasjelltas që të pastrohen, ashtu siç e parasheh kontrata ndërmjet komunës së Podujevës dhe kompanisë GEO Group Ing e cila është nënshkruar më fillim të muajit maj.
Ky nuk është tenderi i vetëm që Bulliqi ia ka dhënë kompanisë nga Prizreni.
E njëjta që tash do të merret me larjen e veturave zyrtare të Komunës së Podujevës, dikur kishte furnizuar me pemë dhe perime çerdhen e qytetit të Podujevës.