Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjilan pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij shtatzënë.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Sipas raportit të PK-së, i dyshuari ka kërkuar që gruaj e tij të shkoj të familja e saj.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 17.05.2023 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, pasta i dyshuari ka kërkuar që viktima të shkojë te familja e vajzërisë. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor pasi që e njëjta edhe është shtatzënë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.