Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunë që ka ndodhur në Mitrovicë. Një burrë ka rrahur gruan e tij e më pas edhe i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:18.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili në shenjë revolte i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes”, njoftoj policia.
Zjarri është lokalizuar ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .