Gazetari Berat Buzhala e ka quajtur “një oportunist budalla” opinionistin politik Nexhmedin Spahiun, një debat mbi doktoraturën e së cilit është bërë temë në një studio televizive të enjten.
Buzhala, në një deklarim në rrjetet sociale, është shprehur sot se Spahiu rend nëpër debate televizive “me ftesë ose pa ftesë”.
“Me ose pa diplome, me ose pa doktoraturë, Nexhmedin Spahiu është thjeshtë dhe vetëm një oportunist budalla që rend nëpër debate televizive me ftesë ose pa ftesë”, ka thënë ai.
“Nëse edhe në moshën 60 vjeçare për çdo natë vrapon prej një studio në një tjetër, prej një TV në një tjetër, kacafytesh sa me njërin sa me tjetrin, nuk je asgjë tjetër pos një clown me PhD ose pa të, me doktoraturë ose pa të”, ka thënë ai.
Buzhala, ka thënë se “gati ndjej keqardhje për katandisjen e tij”.