Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku i ka reaguar ministres së Jashtme Donika Gervalla, pas deklaratës së saj që Perëndimi duhet ta ndryshojë strategjinë dhe të dërgojë diplomatë të tjerë në Ballkan.
Çitaku ka thënë se në këtë formë deklarohen vetëm ministrat e punëve të jashtme të vendeve totalitare.
“Skandaloze. Vetëm ministrat e punëve të jashtme nga vendet totalitare deklarohen në këtë mënyrë për diplomatët evropianë dhe amerikanë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.