Departamenti amerikan i Shtetit, ka thënë se do të ishte një hap i mirë nëse Serbia, ka tërhequr trupat shtesë ushtarake të saj ku u raportua se i pozicionoi së fundit në pranë zonave kufitare me Kosovën.
Megjithatë, zëdhënësi i DASH-it, tha se ende një gjë të tillë nuk e kanë konfirmuar vet, ndaj pritet një hulumtim i mëtejmë rreth kësaj çështjeje.
Ai mes tjerash, u ka bërë thirrje sërish Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të shmangin tensionet dhe eskalimin e situatës.