Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka konfirmuar se sot gjatë ditës, gjatë një vizite në terren, vetura e tij është goditur nga një veturë tjetër.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se si pasojë ka pësuar lëndime të lehta, por pa pasoja serioze.
Në fund, ai ka falenderuar të gjithë që shprehen shqetësime në lidhje me këtë rast.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, miq e dashamirë,
Gjatë vizitave në teren sot vetura në të cilën ishim, u godit nga një veturë tjetër ku për shkak të kësaj, pësuam lëndime të lehta por pa pasoja serioze.
Ju falenderoj të gjithëve që keni shprehur shqetësim e kujdes ndaj meje dhe shoqëruesit tim.