Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar dënim prej 25 vitesh burgim për Izet Godanin i cili akuzohet se në nëntor të vitit që shkoi në mënyrë mizore vrau gruan e tij me sëpatë ndërkohë që e njëjta ishte në gjumë.
Fajin e ka pranuar i akuzuari Godani në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur me 30 maj, para trupit gjykues me kryetarin Naser Foniqi.
Kurse të nesërmen gjykata ka shpallur aktgjykim me të cilin e ka dënuar të njëjtin me burgime efektiv prej 25 vitesh për veprën penale Vrasja e Rëndë.
Sipas dosjes së Prokurorisë i akuzuari dyshohet se në orët e hershme të mëngjesit, në mënyrë mizore ka privuar nga jeta gruan e tij S.G e cila në ato momente ka qenë duke fjetur.
I akuzuari e kishte goditur me sëpatë në kokë disa herë, si pasojë e të cilave veprime viktima ka ndërruar jetë.
Vrasja e anëtarit të familjes si dhe vrasja në mënyrë mizore dhe dinake, sipas Kodit Penal në fuqi konsiderohet si vrasje e rëndë dhe dënohet me burgim minimal prej 10 vitesh dhe maksimal me burgim të përjetshëm.
I dënuari, pasi dyshohet se kishte kryer aktin, ishe dorëzuar në Policinë e Kosovës.