Një 70-vjeçar shqiptar është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg, për trafik droge në Gjermani.
Bashkë me të moshuarin shqiptar është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg dhe një 30-vjeçar, shtetas nga Armenia.
Sipas mediave gjermane dy të dënuarit bashkëpunonin për tregtimin e drogës dhe në momentin e arrestimit në banesë policia ju gjeti edhe 1 kg drogë.
Gjatë seancës gjyqësore, të dy të pandehurit mohuan akuzat.
Avokati i të moshuarit është shprehur se “Ai është i varfër, merrej vetëm me paketimin e drogës, por nuk kishte asnjë pjesë në shitje apo fitim. Madje paratë e gjetura janë shuma të vogla, dhe kjo është një provë”.