Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, përmes një shkrimi të gjatë ka folur për situatën politike në Serbi, e që ndërlidhet edhe me Kosovën rreth procesit dialogues.
Ligjvënësi opozitar është i mendimit se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, “po planifikon vrasjen e kryeopozitar si dhe luftë në Serbi”. Krejt këtë, sipas Berishës, Vuçiqi po e bën që t’i shmanget arrestimit nga Haga, ndonëse nuk përmendi ndonjë emër konkret.
Për më tepër, Berisha pretendoi se ndërmjet datave 20-28 prill të këtij viti, Vuçiq është intervistuar nga Dhomat e Specializuara të Hagës për Serbinë dhe do të përballet me sistemin e drejtësisë.
Ai thotë se Vuçiq është dëshmitarë për dhjetëra vrasje të “boshnjakëve” në Bosnjë-Hercegovinë dhe shqiptarëve në Kosovë.
Prandaj, ai në një postim në Facebook duke folur me informacione, shkroi se “Vuçiq fajëson disa serbë, në mesin e tyre dhe Vojislav Sheshel, si urdhërdhënës kryesor i vrasjeve që po hetohen e pritët të gjykohen”.
Mes tjerash, ai tha se ditët në vazhdim pritet që Serbia të përballet me sanksione nga ShBA-të dhe BE-ja.
“Qëllimi i Aleksandër Vuciq është që opozita në Serbi ti “shpallë” luftë pushtetit aktual në Serbi, me qëllim që, dorëzimi i Aleksandër Vuciq të jet sa me i vështir i qasshëm për Dhomat e Specializuara për Serbinë”, ka shkruar Berisha.
Berisha, u ndal edhe te iniciativa rajonale “Ballkani i Hapur” dhe Procesi i Berlinit, teksa pati kritika edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Mirëpo si të arsyetohen kursi politik që po ndjekë Kryeministri i vogël i Kosovës së re, që po konsolidohet me vështirësi institucionalisht dhe politikisht”, tha ai, duke shtuar se “politikat e tija të gabuara, po ia ushqen Vuçiqit strategjinë e tij për mbetje në pushtet”.
Postimi i plotë: