Deputetja dhe kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, është deklaruar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas saj, ia vlen të mbrohet Kosova. Ajo shtoi se Britania e Madhe duhet të qëndrojë krah partnerëve të saj.
“Ia vlen të mbrohet Kosova”, ka shkruar ajo në Twitter, teksa tregoi se çka ka folur me Kurtin.
Ajo ka treguar se çfarë është diskutuar sot me Kurtin. “Duhet të qëndrojmë krah partnerëve tanë. Ishte shumë produktiv takimi me kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes, për të diskutuar se si të de-përshkallëzohet situata, kthimi i tre policëve të rrëmbyer kosovarë, mbështetja e komunitetit serb në Kosovë dhe milicia e mbështetur nga Beogradi”, tha ajo.
Kosovo is worth protecting.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) June 26, 2023
We must stand by our partners, & it was very productive to meet with Prime Minister @albinkurti this morning to discuss:
– How to de-escalate tensions
– Return of abducted Kosovar police
– Support to Kosovo Serb communities
– Belgrade backed Militia pic.twitter.com/xJvnNeAdyT