Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi iu ka reaguar ashpër partive opozitare në vend.
Selimi ka thënë se shpresa e vetme e PDK, LDK e AAK-së është që Qeveria Kurti të dështoi përballë Serbisë përkatësisht rrëzimin e saj.
Sipas saj këta po presin “…dështimin e qeverisë përballë Serbisë”.
“Asnjëra nuk do të ndodhë, as nuk do të mposhtet Kosova-Qeveria përballë Serbisë e as miqtë nuk e rrëzojnë Kosovën”, ka shkruar ajo.