Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në Polici paga mesatare e muajit maj ka qenë 840 euro bruto, 17% më e lartë se paga mesatare në sektorin publik.
Këto deklarime të tij i ka kundërshtuar deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila ka thënë se kjo nuk është veç rrenë, por sipas saj, është edhe hipokrizi.
Postimi i Rrezarta Krasniqi:
Nuk është veç rren është edhe hipokrizi, me dalë dhe me deklaru se pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk janë mbështetur financiarisht asnjëherë më tepër se në këtë përiudh të qeverisjes, kur nuk iu përllogariten në pagë as orët e rrezikshmërisë, që ja tani është dashur me kuptu pozicionin e tyre pas kidnapimit të policëve nga forcat serbe, ja kurrë.
E vërteta është ndryshe, policia është e nëpërkëmbur. Trajtimi i tyre nuk është meritor.
I njoh dhe takohem me shumë prej tyre që aktualisht janë duke qëndruar në Veri, duke kontribuar në sigurinë e vendit, jo pse mbështeten mjaftushëm, por për shkak se kanë ideale dhe e duan vendin, më tepër se sa z. Murati që nuk e ka fare problem të dalë e të thotë të pavërteta sa herë që i ipet rasti.
#mePolicinëeKosovës