Personi që u plagos dje në lagjen “Dardania”, në Prishtinë është jashtë rrezikut për jetë, sipas informacioneve të fundit.
Policia njofton se i dyshuari për tentim vrasje gjendet ende në arrati.
“Lagjja Dardani, Prishtinë 29.09.2023 – 10:50. Është raportuar se në lagjen Dardani Prishtinë, viktima mashkull kosovar, ishte plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim