Një rast i dhunimit seksual që pati tronditur opinionin publik ka pësuar ndryshime të mëdha pas ekspertizës së fundit mjekësore. Vajza 11-vjeçare, e cila dyshohet se është dhunuar seksualisht në vitin 2022, dyshohet se në realitet ka një moshë tjetër sesa ajo e deklaruar më parë.
Grupi i parë i të akuzuarve për këtë ngjarje është dënuar me 40 vite burgim, ndërsa grupi i dytë prej 8 të akuzuarve po vazhdon gjykimin. Megjithatë, ekspertiza mjekësore e fundit ka sjellë në pah detaje të reja.
Bazuar në ekzaminimin psikiatrik të viktimës, rezultatet tregojnë se e dëmtuara ka zhvillim normal intelektual për moshën kalendarike, ndërkohë që rezultatet e ekzaminimit fizik tregojnë për zhvillim fizik normal sipas një moshe tjetër.
Sipas ekspertizës mjekësore, ka gjasë që vajza të ketë moshën 16/17 vjeçare, por që ajo mund të jetë regjistruar zyrtarisht më vonë.
“Bazuar ne ekzaminimin psikiatrik te viktimës, e dëmtuara aktualisht ka zhvillim normal intelektual për moshën kalendarike. Rezultatet e ekzaminimit fizik te parametrave trupor, pesha – 49,5kg dhe gjatësia 1,58cm, tregojnë për zhvillim fizik normal sipas moshës së saj kalendarike me dallime nga ekzaminimi i datës 22.06.2022 në gjatësi prej 5cm dhe 5,5kg në peshë. Kurse, rezultatet e interpretimit radiologjik të radiografisë së shuplakës se dorës së majtë, konstatojnë me radiogramin e shuplakës së majtë se pjekuria kockore e të ekzaminuarës i përgjigjet moshës 16-17 vjeçare, moshe kjo e cila nuk përkon me moshën e saj kalendarike respektivisht me moshën e cila figuron në dokumentacionin e saj zyrtar identifikues”, thuhet në ekspertizën e siguruar nga Dukagjini.