Një autobus ka marrë flakë të mëdha dhe është djegur i tëri në magjistralet Prishtinë-Podujevë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se autobusi është dëmtuar tërësisht nga zjarri, i cili është fikur më pas.
“Sot rreth orës 16:30, është raportuar se në rrugën Prishtinë -Podujevë, një autobus është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësërisht”, tha Ahmeti.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, shtoi ajo.
![](https://vezhguesi.com/wp-content/uploads/2023/07/bus-600x360-1.webp)