Policia ka njoftuar se një inspektor komunal në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se në kohën sa ka qenë duke kryer punën e tij është sulmuar nga një burrë.
Viktima thuhet se ka pranuar trajtim mjekësor.
“Në konsultim me prokurorin palët pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti thuhet se ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00 në rrugën “Kollashini” dhe është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare si inspektor komunal është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar”, ka njoftuar Polcia.