Një grua në Mitrovicën e Veriut ka raportuar se gjatë natës, në oborrin e shtëpisë së saj janë dëgjuar dy shpërthime.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe “sipas vendshiqimit vërehet se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba)”.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Pop Angjelko Neshiq” të shtunën rreth orës 03:35.
Nga ky rast nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësua rasatin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së.