Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë plagosur në qytetin e Pejës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Pashë Gucija” në Pejë.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, policia njofton se 2 persona janë plagosur.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Me datë 13.06.2023, rreth otë 23:30, Policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugen “Ali Pashë Gucija” në Pejë. Si pasojë e këtyre të shtënave dy (2) përsona janë plagosur, të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe të njejtit sipas ekipit mjekësir janë jasht rrezikut për jetë.”, thonë nga policia e Pejës.