Raporti mes reperit nga Kosova, Feros dhe modeles Arbenitës, ka qenë në vëmendjen e mediave rozë.
Pasi u raportua se Fero ka ushtruar dhunë fizike ndaj modeles, ai është shoqërur në polici, ku më pas iu caktua edhe masa e paraburgimit prej 30-ditësh, nga Gjykata Themelore në Gjilan.
Sipas raportit të Prokurorisë të siguruar nga Prive, ngjarja ka nodhur pas një mosmarrëveshje të çiftit, pasi Arbenita kishte kërkuar që të largohet nga shtëpia dhe ta merrte vajzën.
“Për shkak të raporteve të përkeqësuar për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndaheshin dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans”, thuhet në raport.
Tutje, në raport thuhet se dhuna fizike nga Fero në drejtim të Arbenitës duket të ketë eskaluar deri në goditje në shpinë, si dhe kërcënim me vrasje.
“Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur e kupton se e dëmtuara po e incizonte, ia merr telefonin nga dora dhe ia thyen, për dysheme duke e kanosur me fjalët: Nëse e merr vajzën dhe shkon në Angli kam me të vra”, thuhet tutje në raport.
Ndërkaq, avokati i Feros ka pranuar se klienti i tij ndodhet në burg, mirëpo ai e ka mohuar të ketë pasur përdorim të dhunës, teksa incidentin e ka cilësuar “mosmarrëveshje”.