Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimet e sotme nën dyshimet për kurdisje të ndeshjeve në basketboll.
“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar dy operacione të ndara, në tri rajone si në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Operacionet policore deri më tani kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të dyshuar”, thuhet në komunikatën e policisë.
Deri më tani dihet se të arrestuar janë gjyqtari Daut Mehmeti dhe trajneri Arbnor Rifati.