Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në bregdetin shqiptar, në zonën e Kavajës.
Tre persona janë mbytur në det.
Viktimat janë babai dhe dy djemtë e tij të mitur.
Policia e Shqipërisë ka përgënjeshtruar informacionet e publikuara në media të ndryshme se viktimat janë shtetas të Kosovës.
Në një përgjigje për kallxo.com, zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullai, ka thënë se viktimat janë nga Tirana.
“Lajmet e dala në media janë të pavërteta pasi 3 shtetasit e mbytur sot në Kavajë janë nga Tirana e jo nga Kosova” – ka thënë zëdhënësi i Policisë së Shqipërisë, Gent Mullai.
Disa portale të Kosovës kanë raportuar se viktimat janë shtetas të Kosovës.