Zyrtartarët e VV-së duket të jenë të pakënaqur me kërkesat e ndërkombëtarëve, respektivisht të amerikanëve.
Madje, ata paralajmërojnë edhe protesta. Një të tillë e ka paralajmruar Imer Fejza, asistent i Hysen Durmishit, zëvendës-ministër i Infrastrukturës.
“Shantazhet ndërkombëtare e vendore nuk kalojnë, mbesim të vendosur në të drejtën tonë“, shkroi ndër tjerash ai.
Tashmë kanë filluar edhe masat e para ndaj Kosovës. Vendi ynë është përjashtuar nga operacioni përgatitor ushtarak “Defender Europe 2023”.
Këtë e konfirmoi ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i cili paralajmëroi edhe pika të tjera. /Vezhguesi.com/